PD: Zbulohet tjetër vjedhje e Veliajt, 100 milionë lekë për kompaninë nën...

PD: Zbulohet tjetër vjedhje e Veliajt, 100 milionë lekë për kompaninë nën sekuestro

203
0
Shares

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zbuluar një tjetër tender të dyshimtë të Veliajt.

Zhupa shkruan se kryebashkiaku Erion Veliaj i ka dhënë tenderin për “uniformat e policisë bashkiake” një biznesi që është vendosur nën sekuestro nga Drejtoria e Tatimeve dhe rezulton se ka vetëm një të vetëpunësuar.

Zëdhënësja e PD-së deklaron se ky biznes as nuk duhet të ishte pranuar për konkurrim, ndërsa i bën thirrje kryeprokurores Arta Marku që të nisë një hetim për rastin.

Reagimi i Ina Zhupës:

Veliaj vazhdon avazin e vjedhjes, mashtrimit dhe shkeljes se ligjit.

Bashkia e Veliajt jep tenderin per “uniformat e policise bashkiake” nje biznesi nen sekuestro dhe me 1 te vetepunesuar!!!

Bashkia Tirane ka zhvilluar nje tender per prodhimin e uniformave te policise bashkiake. Kete tender me vlere rreth 100 milion lek, i eshte dhene nje biznesi i cili as nuk duhet te ishte pranuar per konkurim. Biznesi ne fjale, shoqeria “Vojsava Zenelaj” rezulton biznes nen sekuestro nga Drejtoria e Tatimeve (dokumentat me poshte). Person Fizik ( biznes i vogel) eshte subjekt me borxhe dhe nen bledhje me force dhe ka vetem 1 person te punesuar sipas dokumentave dhe asnje tjeter. Pra nje i vetepunesuar dhe nensekuestro kualifikohet si fitues per bashkine Tirane.

Ne hartimin e kontrates se shpallur te prokurimit per tenderin perkates , jane kryer shkelje ne kriteret ligjore per “pjesen e kapaciteteve ekonomike dhe logjistike te subjektit” qe eshte ne kundershtim me :

– Ligji “Për prokurimet publike”

– VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 (i ndryshuar ) Neni 26,27 .

Ky eshte rast flagrant i shkeljes se ligjit dhe abuzimit me parate publike. A eshte kjo nje skeme e perseritur sesi vidhet me tenderat publik? A menaxhohen parate ne Bashkine e Tiranes ne interesin privat te Veliajt dhe drejtoreve te tij per tu pasuruar?

Disa pyetje per Veliaj:

Cfare interesi ka Veliaj qe shkel ligjin?

Cfare lidhje perfitimi ka ai me biznesin ne fjale qe eshte ne sekuestro nga tatimet?

A pasurohet Veliaj nga tendera te tille? Sa te shpeshta jane te tilla tendera?

I bej thirrje prokurorise te hetoj dhe i drejtohem me keto pyetje: Kur do nis hetim nga ju per t’u denuar personat pergjegjes deri ne majen e hierarkise?

A do reagoje PPP Arta Marku ndaj te dhenave te perseritura per ceshtje penale te Erion Veliajt?

Dokumentat ne foto gjeni

Dokument nga serveri i tatimeve qe biznesi eshte nen sekuesto dhe ka 1 te vetepunesuar.

Formulari i shpalljes se fituesit te tenderit nga Bashkia Tirane.

Preventivi i uniformave qe duhen prodhuar.

Ekstraktin e QKP qe verteton se biznesi ka vetem 1 te vetepunesuar, pra person fizik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY