Bashkëbisedim me gazetarët, Basha: Ligji për shembjen e teatrit, atentat ndaj qytetarëve

Bashkëbisedim me gazetarët, Basha: Ligji për shembjen e teatrit, atentat ndaj qytetarëve

109
0
Shares

Kryetari i partisë demokratike, Lulëzim Basha ka mbledhur disa gazetarë në selinë e Partisë Demokratike për të folur rreth çështjeve të fundit në lidhje me politikën dhe aktualitetin.

Në fjalën e tij, Basha thotë se çdo ditë vendi po përballet me misionet mafioze të Edi Ramës. Basha është ndalur tek shembja e teatrit duke thënë se historia për tjetërsimin e traullit të teatrit kombëtar ka qënë një qëllim 20 vjeçar.

Projekti mafioz i Ramës do të ketë 205 milion fitim, minimal, për Ramën, ndërkohë që ai po përqëndron pushtetet në dorën e tij duke i dhënë liri kompanisë Fusha të ndërtojë në prona dhe hapësira publike me rreth 80 milion konçesione.

”Nuk mund të bësh ligj, për një person të veçantë. Partia demokratike është dhe do të jetë kundër shembjes së teatrit”,shprehet Basha.

Madje, Basha thotë se as autoritet e larta të BE nuk kanë kthyer një përgjigje në lidhje me këtë aferë korruptive.

Basha paralajmëron dhe FUSHA shpk se nuk do të gëzojnë asnjë ndërtim të paligjshëm dhe nëse i vini mina godinës së teatrit, do të vendosim mina dhe ndaj kullave të tyre me ligj.

Basha ka folur dhe për reformën në drejtësi, duke përmendur faktin se Rama shkatërroi jo vetëm reformën në drejtësi, por dhe 3 palë zgjedhjesh./K.Balliu

Konferenca live

Bashkëbisedim me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 20 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY