VIDEO/Pamjet dhe detaje nga ngjarja ku avokatit Ilia Ilia u dhunua

VIDEO/Pamjet dhe detaje nga ngjarja ku avokatit Ilia Ilia u dhunua

746
0
Shares

Ai po shkonte drejt Prokurorisë së Durrësit, kur dy persona e dhunan duke e dëmtuar në fytyrë. Autorët e sulmit ishin dy persona të veshur me treçerekshe dhe njëri mbante një kapele.

Avokati Ilia Ilia po bisedonte me një person tjetër, Sadik Lasku, inspektor policie në Durrës. Më pas i afrohet njëri  prej dhunuesve. Mënjëhereë si avokati shkëputet nga Lasku, dhunuesi e godet me grusht në fytyrë.

Sipas avokatit, një prej dhunuesve quhet Edmond Voga.

Më herët, prokurori Ndonji ndaj të cilit avokati hedh akuza ka mohuar të ketë urdhëruar personat për ta goditur duke thënë se nuk bëhet pjesë e skemave.

Ilia Ilia është avokat i njohur, pasi ka mbrojtur çështje të rëndësishme. Ai ka qenë avokat mbrojtës i grupit të Shijakut (ka mbrojtur Durim Keçin e akuzuar nga drejtësia italiane për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni). Më herët, Ilia ka mbrojtur Lul Berishën, i cili një vit më parë u lirua nga Gjykata dhe ndodhet në liri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY