Ikën edhe lulishtja te Parku i Autobuzëve, lali Eri do bëjë pallate

Ikën edhe lulishtja te Parku i Autobuzëve, lali Eri do bëjë pallate

295
0
Shares

Një lulishte pranë ish Parkut të Autobuzave u shkatërrua sot për tu kthyer në një shesh ndërtimi pasi bashkia e Tiranës dha leje për një kompleks banimi. Pemët e shkulura ngarkohen në kamionët e bashkisë për t’u transportuar diku tjetër. Filmimet janë hedhur në rrjetet sociale nga “Qytetarët për parkun”. Albi Dine shkruan se lulishtja i është dhënë kompanisë Arlis Ndërtim me pronar Besnik Sulajn, i njohur si mik i Kryeministrit dhe pronar i taivanit.

“Kjo eshte lulishtja ngjitur me policine Bashkiake. Sot bashkia erdhi dhe shkuli gjithe pemet sepse ne kete lulishte kane planifikuar te ndertojne nje kompleks 100.000 m2 ndertim. Firma ndertuese do te jete Arlis Ndertim e Besnik Sulajt, pronarit te Taiëan dhe Armos. Lejet jane dhene, por ndertimi do te filloje mbas zgjedhjeve. Ka vetem nje menyre se si kjo hapesire mund te shpetohet: revolta e banoreve. Nese heshtim, ta gezojme betonin.

– Albi Dine

 

  • /DRONI.al/

    Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
    KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

    loading...
    Loading...

    LEAVE A REPLY