Opozita lë sallën e kuvendit, Spaho:Nuk mund të qëndrojmë në një Kuvend...

Opozita lë sallën e kuvendit, Spaho:Nuk mund të qëndrojmë në një Kuvend ku vidhet vota

157
0
Shares

Opozita është larguar nga kuvendi. Përsa kohë nuk ripërsëritet votimi për projektligjin e teatrit, opozita do të mungojë në parlament, si shenje proteste. 

Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho, bëri një deklaratë para se deputetët të dilnin nga salla duke kërkuar rivotimin e  ligjit për prishjen e teatrit Kombëtar, pasi aktit të shëmtuar të një deputui të mazhorancës i cili kishte votuar edhe për një deputet të opozitës.

Sa kohë që ky votim ka qënë i parregullt, në përputhje me rregulloren duhet të përsëritet. Për rrjedhojë në emër të grupeve të opozitës unë vazhdoj të rikërkoj që të rivotohet ligji për Teatrin, pasi votimi ka qënë i parregullt. Për shkakun se ju nuk lejoni të korrigjohet ky veprim i gabuar nga ana e Kuvendit, në shenjë proteste ne do të largohemi nga kjo seancë pasi nuk mund të qëndrojmë në një Kuvend ku vidhet vota edhe kur nuk ka nevojë për ta bërë këtë”tha Spaho.

Kryetari i Kuvendit porositi të mblodhej Këshilli i votimeve dhe procedurave, që u mblodh dhe vërtetoi qëndrimin e opozitës.

Kryetari i grupit parlamentar Edmond Spaho drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë.

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 19 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY