Lë shtëpinë e vjetër, Ronaldo shet çdogjë në Spanjë

Lë shtëpinë e vjetër, Ronaldo shet çdogjë në Spanjë

204
0
Shares

Shtëpia e re Cristiano Ronaldo tashmë është Italia. Pikërisht kjo është arsyeja që Ronaldo do të shesë gjithçka në Spanjë duke i shkëputur marrëdhëniet plotësisht.

Cristiano ka nxjerrë çdo gjë në shitje sipas gazetës portugeze “El Correio do Manha”. 33-vjeçari duket se do të bëjë të njëjtën gjë që e bëri më 2009 kur e braktisi Manchester Unitedin.

Të  22 makinat në Spanjë, ai ka vendosur  t’i shpërndajë në shtëpitë e tij të ndryshme në Portugali, përfshirë në Funchal, Algrave, Lisbon dhe Sierra de Geres, ndërsa të tjerat në shtëpinë e tij të re në Itali.

Shtëpia e re e Ronaldos, një vilë fantastike 1.000 metra katror me tetë dhoma gjumi në tre kate, një pishinë e brendshme me dy hyrje sekrete, ndodhet në Strada San Vito Revigliasco, në bjeshkë të Torinos.

Nëse Ronaldo vërtet dëshiron t’i shkëpusë marrëdhëniet me Spanjën, atëherë do t’i duhet ta ndalë ndërtimin e një hoteli që e ka planifikuar në Madrid.

Por kjo shkëputje nga Spanja që Ronaldo po e kërkon është më e komplikuar se që duket.

Partnerja e tij, Georgina Rodriguez, është spanjolle dhe fëmijët e tij janë lindur në Spanjë. Cristiano Junior po ashtu ka shprehur pakënaqësi me zhvendosjen në Itali sepse i është dashur ta braktisë shkollën, miqtë dhe ekipin e futbollit në Madrid.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY