Fatos Lubonja për zërat kundër në PD, dyshimi për një palë të...

Fatos Lubonja për zërat kundër në PD, dyshimi për një palë të tretë

104
0
Shares

Zërat kundër në PD u komentuan sot në neës 24 nga analisti Fatos Lubonja. Sipas tij kundërshtimet brenda një partie të madhe janë normale por problem është kur ato përforcohen për shkak të lidhjeve të mundshme me kundërshtarin politik.

“Zërat kundër janë normale, kur udhëhiqen nga bindjet e tyre dhe jo për hesap të të tretëve se kështu nuk ka kredibilitet. Zërat që kanë dalë brenda PD, mund të konsiderohen normal në një parti, por kam hijen e dyshimit se punojnë për një palë të tretë. Se edhe kur u zgjodh presidenti i kaluar u blenë ca deputetë, njihet kjo histori në vendin tonë”, komentoi Lubonja.

Qëndrimi i Bashës që ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje në rast se nuk krijohen kushtet për një qeveri teknike ka marrë kritika nga disa figura të rëndësishme të PD, siç është deputetja Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Eduard Selami.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY