Vrasja e dyfishtë në Shkodër, zbulohen detaje të reja për autorin

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, zbulohen detaje të reja për autorin

697
0
Shares

Makina e autorëve që ekzekutuan çiftin në Shkodër është vjedhur në Kosovë. Hetuesit e zbuluan këtë fakt përmes numrave serial të shasisë dhe motorit, ndërsa targat ishin të mbivendosura.

Pronari i saj është marrë në pyetje nga policë të Kosovës, pasi u verifikua se vjedhja ishte denoncuar disa ditë para se të ndodhte atentati ndaj Boran Bercanës dhe Silvi Ndocit.

Një burim i policisë së Shkodrës tha se hetimet po përparojnë dhe njëra nga pistat kryesore lidhet me aktivitetet e paligjshme të ish-policit jashtë vendit, shkruan tvklan.

30-vjeçari ishte larguar për rreth 2 muaj në Spanjë, nga ku mendohet se ka pikënisjen konflikti që çoi në vrasjen për hakmarrje të Bercanës.

Ai dhe partnerja e tij, Silvi Ndoci u ekzekutuan me automatik me silenciator mëngjesin e së dielës sapo parkuan në sheshin e pallatit ku banonin në lagjen “Naim Gjylbegu”. Dinamika e krimit u zbardh pas këqyrjes së kamerave të sigurisë.

Autori u afrua ngjitur me xhamat e Benzit dhe qëlloi me më shumë se 20 plumba  fillimisht ish-policin dhe më pas bashkëjetuesen e tij. Breshërisë së plumbave u shpëtoi fëmija i mitur i çiftit, i cili qëndroi për më shumë se 5 orë në automjet bashkë me viktimat.

Vrasësi sipas policisë nuk veproi i vetëm. Me të ka qenë edhe një bashkëpunëtor, i cili e priste ne makinë. Pas krimit autorët braktisën automjetin duke i vënë flakën në hyrje të qytetit të Shkodrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY