Teatri varet nga presidenti, Veliaj tregon ‘dashuri’ për t’u afruar me Metën

Teatri varet nga presidenti, Veliaj tregon ‘dashuri’ për t’u afruar me Metën

148
0
Shares
Foto e mëparshme e takimit Meta-Veliaj(ilustruese)

Jemi në momentet kur debati për teatrin kombëtar është i tensionuar dhe ku po apelohet fort për mosndërtimin e tij.

Deklarata por dhe aksiona të forta vijnë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e cila i ka çuar një letër publike presidentit Meta, duke kërkuar mosdekretimin e ligjit.

Gjithashtu  edhe Partia Demokratike së bashku me LSI-në i kanë kërkuar presidentit të mos e dekretojë këtë ligj, dhe nga ana tjetër qindra protesta zhvillohen për të mos lejuar prishjen e historisë dhe kulturës që ky teatër mbart në vetvete.

Pas fjalëve të presidentit, se nuk do të ndikohet nga asnjë faktor i jashtëm në vendimin për ta dekretuar apo jo ligjin për teatrin, Erion Veliaj bën deklarata ‘servilizmi’ për tu afruar me presidentin,nga i cili varet fati i ndërtimit të teatrit apo jo.

Në deklaratën për gazetarët, Veliaj është shprehur se beson fort tek presidenti.

‘’Unë shpresoj tek presidenti si institucion dhe si person, dashuria dhe qetësia do të triumfojë. Kemi nevojë për teater të ri jo për muze’’, ka thënë ai.

Kjo vjen pikërisht, në momentet kur situata është e nxehtë, kur opozita po nxjerr dita ditës fakte të një skeme grabitje dhe kur nuk ka vend për të propaganduar më nga ana e mazhorancës. Pikërisht, kjo sjell që ata të kapen pas akteve servile për të siguruar që planet e tyre të grabitjes të bëhen realitet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY