DETAJE/E vrau për një kapele, i riu ndërron dëshminë në gjykatë

DETAJE/E vrau për një kapele, i riu ndërron dëshminë në gjykatë

188
0
Shares

Elvis Hoxha vrau Hermes Beqirin për një kapele. Ai e plagosi rëndë me 6 plumba në një lokal në lagjen “Guerrile”, tek ish-Zooteknika, ku dhe më pas Hermesi humbi jetën.

Elvis ka ndryshuar dëshminë, duke mohuar krimin e kryer, të cilin në muajin Shkurt e kishte pranuar duke dëshmuar se e kishte vrarë për një kapele dhe madje kishte kërkuar falje duke u penduar për krimin e kryer.

Sot ka qënë seanca gjyqësore  në Shkodër, e cila zgjati pak minuta dhe gjithçka u shty për me 25 korrik, ku gjykata do të njihet me prova të reja, të kërkuara nga prokuroria.

Në dëshminë e tij të re, Elvis Hoxha ka deklaruar se ka qenë në Malësi të Madhe tek dajat kur ka ndodhur vrasja e 23-vjeçarit. Në këtë mënyrë është kërkuar qeliza telefonike e autorit pasi kështu mund të gjendet vendodhja ekzakte.

Mësohet se porkuroria ka 10 deshmitarë, armën e krimit dhe gjurmët e barutit në xhaketen e autorit si dhe përgjimet ambjentale.Elvis Hoxha ka kërkuar nga trupi gjykues  që t’i pranojnë kërkesën për gjykim të shkurtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY