Komisioni i politikës së jashtme, mbyllet seanca nga frika për të dhënë...

Komisioni i politikës së jashtme, mbyllet seanca nga frika për të dhënë përgjigje për dështimin e negociatave

117
0
Shares

Është bërë e udhës që komisionet të mbyllin punimet e tyre, kur të vërtetat dalin në shesh dhe mazhoranca tërhiqet për të mos u përballur me to.

Një rast i tillë ka qënë dhe ai i komisionit të politikës së Jashtme. Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme, Mimi Kodehli,  ka mbyllur mbledhjen e këtij komisioni sot, duke mos lejuar opozitën t’i drejtohej ministrit Ditmir Bushati për shkaqet e shtyrjes së negociatave të vendit me BE-në.

Menjëherë pas këtij gjesti, PD dhe LSI dolën në deklaratë për mediat. Deputetja e LSI, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e argumentoi këtë manovër me frikën e qeverisë për t’u përballur me opozitën për dështimin e saj.

Tani, jo vetëm që do të fillojë një proces teknik por shqiptarët do të kalojnë në vazhdën e pesë prioriteteve kyçe dhe do të vijnë dhe kushte të shtuara të lidhura me azilkërkuesit shqiptarë dhe standardin e zgjedhjeve që Shqipëria duhet të përmbushë që vitin e ardhshëm. Kjo frikë e ka pushtuar qeverinë dhe duket,” ka thënë Gjoshaj.

Ndërsa, deputeti Shehi e konsideroi totalisht një akt të porositur nga qeveria, ku Kodheli ndihmoi Bushatin për të mos dalë keq ndaj kërkesës së llogarisë në dështimin e marrëdhënieve me BE.

Deputeti ka patur debate në Komisionin e Politikës së Jashtme, ku ishte thërritur për të raportuar ministri i jashtëm Ditmir Bushati.

Deputeti i PD-së Tritan Shehu i ka kërkuar Bushatit që të japë dorëheqjen, pasi ka dështuar në cceljen e negociatave, dhe se Shqipëria nuk e ka të sigurt cceljen as vitin e ardhshëm

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY