Vrau laçianin për borxhin prej 8 mijë eurosh, gjykata vendos masën e...

Vrau laçianin për borxhin prej 8 mijë eurosh, gjykata vendos masën e dënimit për vrasësin Rama

135
0
Shares

Gjykata e Krujës ka vendosur arrest me burg për Hysni Ramën. Rama ishte  arrestuar për vrasjen e Kejsi Hysës si dhe Agron Tufën i cili është ende në kërkim për vrasjen e kryer.

Në seanë, Hysni Rama pranoi vrasjen dhe shpjegoi duke treguar qëllimin dhe rrethanat e kryerjes së vrasjes.

I arrestuari Rama ka pranuar krimin në polici pasi u kap nga policia. Ai ka treguar se shkak i vrasjes ishte afati i kthimi të lekëve i cili kishte kaluar. Kejsi Hysa e kishe kërcënuar se do ta vriste dhe e kishte sharë dhe nga këtu ishte organizuar një takim në Laç.

Pasi të tre shkuan në fshatin Nikël, debati ka degraduar me të shara dhe ofendime,duke bërë që Kejsi Hysën ta qëllonin me dy plumba pas shpine dhe më vonë ta groposnin për të humbur gjurmët.

Ai u denoncua si i humbur nga prindërit e tij dhe pas bërjes publike në faqen e ish kryeministrit Berisha, policia filloi të hetonte. 34-vjeçari Kejsi Hysa ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit, Edmond Theodhori në korrik të vitit 2015, në Ksamil.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY