Gafa e ministres me dëftesat, Boçi: Jam shumë i gatshëm të përballem...

Gafa e ministres me dëftesat, Boçi: Jam shumë i gatshëm të përballem në prokurori me ministren

126
0
Shares

Kanë qënë të shumta përballjet mes ministres së arsimit dhe deputetit të partisë demokratike, Luçiano Boçit. Deputeti herë pas here ka denoncuar raste të shkeljeve, abuzimit apo mos korrektësisë së ministrisë në përmbushjen e detyrave ndaj arsimit.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News Deputeti i PD, Luçiano Boçi foli në lidhje me atë çka ministrja pretendon të bëjë.Ajo do t’i drejtohet Prokurorisë, ngase mendon se akuzat në lidhje me dëftesat dhe rastet e përmendura nga deputeti janë të pafaktuara.

Por, deputeti  tha se është i gatshëm të përballet me ministren e Arsimit Lindita Nikolla në Prokurori duke i cilësuar pa bazë deklaratat e saj.

Boçi: ”Ishte deklaratë dëshpëruese, unë e mirëpres edhe sikur të shkojë, madje ja kam bërë ftesën sot ja thashë edhe në mënyrë figurative, “po shkojmë dorë për dore bashkë” dhe shohim kush do të dalë i akuzuari dhe kush akuzuesi në bazë të dokumentave të paraqitura.

Ftesa ime qëndron, po e bëj edhe nga kjo studio, nëse është keq e vendosur siç tha jam i gatshëm të shkojmë.

Kemi dhe gjera të tjera që mund ti diskutojmë në Prokurori, edhe për çështje që lidhen me arsimin e lartë për hapjen e programeve në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë, dy ditë para se të linte detyrën në kohën kur u bë qeveria teknike dhe më pas ka çështje të tjera që duhet të përgjigjet. Le të shkojmë, nëse kërkon transparencë reale sic e dëshiron unë jam shumë i gatshëm.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY