‘Rama, porositësi i kullave’, videoja ku miku arkitekt tregon për ndërtimet e...

‘Rama, porositësi i kullave’, videoja ku miku arkitekt tregon për ndërtimet e Ramës

237
0
Shares

Një video e publikuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tregon të vërtetën e zezë të cilën prej  kohësh opozita dhe artistët janë munduar ta tregojnë me çdo lloj mënyre.

Videoja u shfaq mbrëmjen e djeshme gjatë protestës. Në të u paraqit një dokumentar me titullin ”Rama, porositësi i kullave”.

Në video flet ku arkitekti Winy Maas një nga arkitektët e preferuar të Edi Ramës, i cili i ndodhur  para studentëve në Londër, flet  sa i takon ndërtimeve të larta në Tiranë.

Arkitekti tregon se me Edi Ramën është njohur që në kohën kur ai ishte në Paris ndërsa tregon edhe projektet që i ka paraqitur në vite që prej emërimit të tij si ministër kulture e deri tek kryeministër.

Arkitekti nuk rezervohet kur  tregon për objektivat  e Ramës për ngritjen e objekteve disakatëshe, një pjesë e tyre tashmë janë ngritur, ndërsa pjesa tjetër janë në proces, ku përfshihen ngritja e disa objekteve rreth qendrës së Tiranës.

Ai shprehet shumë lirshëm duke thënë të gjitha të vërtetat që kryeministri i mohon, kjo e ardhur nga syri i një specialist arkitekti. Arkitekti thotë se Edi Rama është ai kryeministër që porosit kullat dhe ndërtimet në qytet, dhe këto nuk i kryejnë pronarët e truallit, por vetë  Rama që i shpërndan si favore te klientët e tij.

Madje ai flet dhe  se vetë Rama ka porositur një kullë në formën e kokës së Skënderbeut pranë Hotel Tiranës.

Maas flet dhe për zhvillime në bregdetin e Jugut, ku pret të ndërtojë rezorte të tjera. Ai flet edhe për invetitorë rus që qëndrojne prapa rezorteve të ndërtuara atje, diçka e panjohur për publikun”, shkruhet në faqen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Rama, porositësi i kullave

Dokumentari që u shfaq dje në sheshin e Teatrit: Rama, porositësi i kullave. Winy Maas, një nga arkitektët e preferuar të Edi Ramës, ka mbajtur një leksion në një universitet në Londër përpara disa javësh. Aty ai shprehet lirshëm se si është Edi Rama, kryetar bashkie dhe kryeministër, që porosit kullat dhe ndërtimet në qytet. Nuk i kryejnë ndërtuesit apo pronarët e truallit, po vetë Rama që më pas i shpërndan si favore te klientët e tij. Konkurset janë të gjitha fallso. Së fundmi, vetë Rama ka porositur një kullë në formën e kokës së Skënderbeut pranë Hotel Tiranës. Maas flet dhe për zhvillime në bregdetin e Jugut, ku pret të ndërtojë rezorte të tjera. Ai flet edhe për invetitorë rus që qëndrojne prapa rezorteve të ndërtuara atje, diçka e panjohur për publikun.

Publiée par Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sur Mardi 17 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY