Foto/Mbante lëndë plasëse në magazinë, arrestohet në flagrancë poseduesi

Foto/Mbante lëndë plasëse në magazinë, arrestohet në flagrancë poseduesi

132
0
Shares

Një 52 vjeçar mbante kapsolla, lëndë plasëse dhe fitil zjarrpërcjellës. Ai ka rënë në prangat e policisë Dibër. 

Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar, 52 vjeçarit i janë gjetur të fshehura të gjitha materialet e lartpërmendura në magazinën e lokalit të tij në qytetin e Peshkopisë.

Njoftimi i Policisë, Dibër

Vijojnë kontrollet nga strukturat e policisë për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Sekuestrohen lëndë plasëse, fitil zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore

Arrestohet në flagrancë poseduesi

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, parandalimin e konflikteve dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat e policisë së Dibrës kanë ushtruar kontrolle të befasishme në disa ambiente ku në një lokal u gjetën dhe u sekuestruan lëndë plasëse, kapsolla e fitil zjarrpërcjellës.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Nj. P., 52 vjeç, banues në Peshkopi.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit të tij në qytetin e Peshkopisë, iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

7 kallëpe me lëndë plasëse ( 400 gr. secili), gjithësej 2 kg e 800 gr.

58 copë kapsolla detonatore.

Si dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY