Berisha ironizon takimin Rama-Hanh:”Një sukses super jashtëzakonshëm i kryeministrit që nuk di...

Berisha ironizon takimin Rama-Hanh:”Një sukses super jashtëzakonshëm i kryeministrit që nuk di çfarë flet!”

133
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vizitën e Komisionerit të Zgjerimit Johannes Hahn dhe deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama.

Me një shënim në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha, me një gjuhë ironike thotë se, ‘piktori dështak ka suksese të jashtëzakonshme’.

 

POSTIMI I BERISHES:

Një, një sukses i super jashtëzakonshëm!

Te dashur miq, në deklaratën e tij para mediave në prani të komisionerit Hahn, piktori dështak shpërtheu si zakonisht në një skizë paranojake.

Ai u tha gazetarëve ‘doni apo nuk doni ju ne kemi bërë progres të jashtëzakonshëm prandaj dhe në momentin e fundit bindem Holandën dhe Francen!?!?’

Progresi i jashtëzakonshëm i piktorit dështak, që nuk di çfarë flet, bëri që:

1- Të hidhet poshtë me unanimitet nga 28 liderë të BE-s, për shkak të progresit të tij imagjinar të jashtëzakonshëm, rekomandimi për hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë.

2- Të hidhet poshtë nga 28 shefat e qeverive të vendeve anëtare të BE-s, për shkak të progresit të tij të jashtëzakonshëm në letër, propozimi gjerman për marrjen më 27 qershor 2018 të vendimit për hapjen e negociatave dhe hapjen e tyre pas plotësimit të 10 kushteve të dekalogut të famshem të Bundestagut dhe qeverisë gjermane.

3- Të hidhet poshtë me unanimitet, për shkak të progresit të jashtëzakonshëm që ekziston vetëm në psiqizmin e psikopatit që nuk di se çfarë flet, edhe propozimi i qeverisë austriake për shtyrjen deri në dhjetor 2018 të shqyrtimit të propozimit gjerman.

4- Të shtyhet me konsensus të plotë sipas propozimit francez, për shkak të progresit të jashtëzakonshëm të mendjes së sëmurë të piktorit dështak, diskutimi i vendimit për hapjen e negociatave për një vit e gjysmë, pra për dhjetor të vitit 2019

5- Të shtohen, me vendim unanim të 28 liderëve të BE-s, për shkak të progresit të jashtëzakonshëm të shënuar vetëm në skizat e paranojës së piktorit dështak, nga 5, që ishin kushtet në rekomandimin e Këshillit të 13 dhjetorit të vitit 2016 dhe 10 që ishin në dekalogun gjerman, në 13 kushte për t’u plotësuar para se të merret vendimi për hapjen e negociatave në fund të vitit 2019!

I jashtëzakonshëm, i jashtëzakonshëm, i super-jashtëzakonshëm! Amin!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY