Autokombanja përplas motoçikletën në Cërrik, humb jetën 50-vjeçari

Autokombanja përplas motoçikletën në Cërrik, humb jetën 50-vjeçari

251
0
Shares

Një 50-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shalës në Cërrik dhe sipas policisë “shtetasi O.M., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Shalës Cerrik, duke drejtuar  motoçikletën tip “Pjaxho”, është përplasur me  mjetin bujqësor “Autokombanjë”, me drejtues shetasin Q. B., 61 vjeç, banues në fshatin Shalës.”

Si pasojë e aksidentit shtetasi O.M.,  nuk ka mundur ti mbijetoj plageve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit bujqësor shtetasi Q.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimet e mëtejshme.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY