Rilindja favorizon lojërat e fatit, harton planin e ri për të...

Rilindja favorizon lojërat e fatit, harton planin e ri për të ndihmuar këto biznese

150
0
Shares

Qeveria po harton një plan të ri masash për të ndihmuar biznesin e llotarive.

Kabineti i rilindjes që e filloi punën 5 vite më parë me aksionin butaforik “Fundi i marrëzisë” tani po planifikojë të ulë barrën fiskale për lojrat e fatit. Ashtu sikurse raporton revista e specializuar e ekonomisë “Monitor” qeveria “mendon të shpërndajë si lehtësi fiskale për disa sektorë, gjatë vitit tjetër dhe ndërmjet tyre do të ndajedhe një copë të madhe për biznesin e lojërave të fatit”.

Ministri i Financave, nga fundi i draftit që ka përgatitur, propozon që për vitin tjetër për lojërat e fatit, tatimi mbi xhiron të llogaritet pasi janë zbritur shpenzimet operative dhe fitimi i ditës nga klientët që luajnë. Sipas editorialit të “Monitor”, “Teknikisht, ky propozim nuk ka sens te një biznes që nuk paguan TVSh dhe djeg mundësinë që humbësi të marrë paratë mbrapsht, si investim publik nga qeveria që i mbledh përmes taksës (favor i pastër!)”.

Sipas llogarive që bën revisat ekonomike ky sector nuk ka nevojë për lehtësira sepse ai ka në mes bizneseve shqiptare marzhet më të larta të fitimit nga 20% deri në 80 përqind të xhiros dhe fitimet informale të sektorit mund të shkojnë deri në 80 milionë euro në vit. Po atëherë pse planifikohet kjo “ndihmë” e re?

Për të kuptuar këtë masë të fundit, ajo nuk mund të shihet e shkëputur nga gjithë raporti i marrëzisë që qeveria ka pasur me lojrat e fatit.

Dhe natyrisht në gjithë këtë sfond beteje epike u shfaq edhe kryeministri, që shpalli masat drastike kundër kazinove. Ato nuk do të ishin më pranë qendrave të banuara. Do të vendoseshin larg nga shkollat dhe zemra e qyteteve.
Plani i qeverisë për këtë biznes parashikonte që ato të zhvendoseshin drejt zonave turistike, hoteleve me 5 yje, pra sa më larg jetës së përditshme të qytetarëve të zakonshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY