Mesa duket, propozimeve të partisë demokratike tashmë kanë filluar tiu vihet etiketa e drejtësisë dhe rëndësisë.
Një nga këto propozime ishte dhe ai që politikanavë t’u bëhet testi i drogës, kur u miratua ligji për dekriminalizimin.
Në rrjetin e tij social facebook, Ylli Manjani shkruan se ky propozim i bërë nga PD fillimisht u duk absdurd, por koha ka treguar se ky test është i rëndësishëm për të kuptuar nëse drejtohemi nga droga apo nga mëndje të ftohta.
Reagimi i plotë
Për fat të keq propozimi i PD, që politikanëve t’u bë bëhet testi i drogës nuk u pranua, kur u miratua ligji për dekriminalizimin.
Dukej si propozim absurd, por koha tregoi se ky test është i rëndësishëm për të kuptuar nëse drejtohemi nga droga apo nga mendje të ftohta.
Fundja në këtë vend u bënë turlilloj eksperimentesh absurde, le të ishte bërë dhe ky!
Është për të mirën e përbashkët. Turbullimi i mendjes së udhëheqësve hall i madh publik dhe meriton vemendje.
Kurrë nuk është vonë..
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/