EMRI/ Ngacmoi të renë me organin gjenital, kapet maniaku në kryeqytet

EMRI/ Ngacmoi të renë me organin gjenital, kapet maniaku në kryeqytet

127
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Tomorr Mile, 53 vjeç i akuzuar për ngacmim seksual.
Mile është dënuar me 10 muaj burg, pasi në korrik të vitit të shkuar ka ngacmuar seksualisht një të re në stacionin e një autobusi.
Mile mësohet se ka nxjerrë organin gjenital jashtë dhe i është afruar të resë. Kjo e fundit ka kërkuar ndihmë menjëherë
“Panorama” sjell edhe dosjen hetimore të ngjarjes së ndodhur më 14 korrik të vitit të shkuar.
NGJARJA
Ne daten 14.07.2016, rreth ores 19.10, shtetasja V.R. ka qene tek stacioni i autobuseve per ne qendren tregtare TEG, Tirane. Ajo sapo kishte zbritur nga autobusi dhe po priste nje shoqen e saj.
Gjate kesaj kohe perballe saj ka qene nje shtetas rreth 50 vjeç, te cilin V.R.  nuk e kishte vene re fillimisht. Shtetasi Tomorr Mile ka kaluar prane saj dhe ne nje moment, kur ajo ishte duke pare ne drejtim te linjes se ish-porcelanit, ka vene re se se ky shtetas po e shikonte.
Gjithashtu V.R.  ka vene re qe shtetasi  kishte nxjerre organin gjenital. Ne kete moment Viola ka ulur syte poshte,  eshte kthyer pas dhe i ka kerkuar ndihme nje shtetasi qe ishte aty afer, rreth 25 vjeç, i cili e ndihmoi me telefonin, duke njoftuar punonjesit e policise.
Ne kete kohe shtetasi Tomorr Mile ka nisur te largohet, kurse shtetasja  V.R. ka pritur punonjesit e policise dhe se bashku me ta ka shkuar per te kerkuar dhe identifikuar personin qe e ngacmoi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY