FOTO/Abuzoi me vajzën e tij skllave duke e lënë shtatzënë 7 herë,...

FOTO/Abuzoi me vajzën e tij skllave duke e lënë shtatzënë 7 herë, shtëpia horror jepet me qera

425
0
Shares

Banesa ku babai abuzonte seksualisht me vajzën e tij duke e lënë shtatzënë 7 herë, ka rënë në vëmendjen e mediave, pasi ajo më në fund u rikontrusktua.

Historia e tmerrshme që mbart kjo shtëpi, mbajti të mbyllur për 24 vjet më radhë, Elisabetën, vajzën e cila drogohej dhe përdhunohej rregullisht nga babai i saj në bodrum.
Josef Fritzl, babai i sëmurë, e mbyllte 18 vjeçaren në bodrumin e izoluar dhe gjatë kësaj kohe sollën në jetë 7 fëmijë.

Krimet e tmerrshme të Fritzl u zbuluan kur fëmija më i madh i bodrumit, një vajzë 19 – vjeçare u sëmur rëndë. Elizabeth iu lut babait të saj që ta dërgonte në spital dhe pak më vonë ishin mjekët që njoftuan policinë, pasi morën në pyetje adoleshenten që nuk e kishte parë kurrë më parë botën e jashtme.

Në Mars të 2009 -ës, Fritzl u dënua me burgim të përjetshëm, për akuzat e vrasjes nga neglizhenca, skllavërim, incest, përdhunim, etj. Sot, 82 – vjeç, një dokumentar i ri zbuloi se përdhunuesi famëkeq, beson se një ditë do të fitojë lirinë.

Por pavarësisht historisë së tmerrshme të kësaj prone, ndërtesa në Amstetten të Austrisë u shndërrua nga pronarët e saj të rinj, Ingrid dhe Herbert Houska, të cilët e blenë për 160 mijë euro dhjetorin e shkuar.

Pronari i kësaj ndërtese, Houska, sipas asaj që shkruan e përditshmja “Metro” tha se rinovimi i shtëpisë iu duk mënyra më e mirë për të lënë pas të shkuarën e errët të saj:

”Ka ardhur koha për të ecur përpara.Mendoj se diçka e bukur ka dalë në pah dhe e shkuara është varrosur. Shumë prej banorëve më kanë përgëzuar dhe janë të lumtur”, tha Herbert Houska.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY