“Kafen mund ta pish vetëm me 70 lekë”/Plazhi në Shqipëri që po...

“Kafen mund ta pish vetëm me 70 lekë”/Plazhi në Shqipëri që po tërheq pushuesit pasi është lirë

603
0
Shares

Një nga plazhet që po i le të kënaqur pushuesit është ai i Tales në Lezhë.

Kjo për shkak se operatorët po aplikojnë çmime të arsyeshme.

Kafen mund ta pish vetëm me 70 lekë.

Aq kushton dhe një shishe uji e servirur në bar. Kjo ka rritur shumë numrin e pushuesve në këtë bregdet 8 kilometra larg autostradës dhe 16 kilometra larg nga qyteti i Lezhës.

“Të gjithë klientët tanë që vijnë të na vizitojnë në bregdet parkingun e kanë falas. Çmimi i shezlloneve është 300 lekë. Kafja, uji janë te 70 lekëshi në të gjithë bregdetin e Tales”.

Pushuesit thonë se shërbimet janë të njëjta me ato të zonave të tjera turistike. Ndryshimi është tek paratë që shpenzojnë.

Është jeta më e lirë”.

Operatorët turistikë thonë se çmimet e ulëta po afrojnë çdo ditë e më tepër pushues.

“Të paktën krahasuar me restorantet e tjera jemi shumë më lirë”.

Vetëm gjatë 2 viteve të fundit pushuesit në Tale të Lezhës janë dyfishuar. Kurse këtë sezon ka nisur të funksionojë edhe hoteleria, pavarësisht se ende është e limituar./Tvklan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY