Luçiano Boçi: Kreu i ZRPP nuk dha asnjë të dhënë për truallin...

Luçiano Boçi: Kreu i ZRPP nuk dha asnjë të dhënë për truallin e Teatrit, informacioni po fshihet qëllimisht

113
0
Shares

Gjatë seancë dëgjimore ditën e sotme në Komisionin e Medias dhe Edukimit, ishte i pranishëm drejtori Përgjithshëm të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP), Valdrin Pjetri për të dhënë shpjegime mbi truallin e Teatrit Kombëtar.

Deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boci i ftuar në Fax News u shpreh se opozita nuk mori përgjigje mbi truallin e Teatrit Kombëtar.

Sipas Bocit, kryeregjistruesi nuk dha të dhëna të sakta në lidhje me truallin e Teatrit Kombëtar dhe më së shumti nxiti kakofoni nga informacioni i kërkuar nga opozita.

“Zoti Pjetri më shumë nxiti kakofoni në informacioni kërkuar nga opozita. Ai nuk dha asnjë përgjigje konkrete, gjëra shifrore nga ato që ne kemi kërkuar. Informacionin e kanë vonuar dhe në fakt sapo ishte shpërndarë. Ndërkohë që informacioni ynë ishtë më konkret. Sepse përpos grabitjes së truallit kombëtara ka dhe afera të tjera që janë pasojë e e keq administrimit të truallit. Çuditërisht brenda këtij trualli shtetëror del që ka dhe një truall privat. Vetë zoti Pjetri u mundua që të fshihej pas numrave kadastaralë. Kryeregjistruesi ka fshehur dhe një fakt që artsitët e kanë kërkuar kanë kërkuar të dinë sa është sipërfqja e Taarit Kombëtar.

Kryeregjistruesi nuk kishte asnjë të dhënë. Sqarimet duhet të ishin edhe më të sakta, pasi ka dhe zona sensitive. Ka informacione specifike. Ajo që u zbulua sot ishte një mashtrim, i cili nuk kishte asnjë informacion për objektet e rëndësisë së vecantë.  Ai informacion është fshehur qellimisht sepse afera qenka shumë më thellë. Ne do të pengojm këtë masakër mbiqënderën historike të Tiranës.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY