Policia italiane si në 1941, patrullime në këmbë në Durrës, Vlorë dhe...

Policia italiane si në 1941, patrullime në këmbë në Durrës, Vlorë dhe Sarandë

1924
0
Shares

Ministritë e Brendshme të të dy vendeve, për t’i ofruar një ndihmesë më të madhe numrit gjithnjë e në rritje të turistëve italianë, kanë vendosur të aktivizojnë, duke nisur prej datës 16 korrik deri në datën 31 gusht, disa patrullime të përbashkëta në qytetet kryesore bregdetare (Durrës, Sarandë dhe Vlorë).

Agjentët e policisë italiane do të kryejnë patrullime në këmbë, të veshur me uniformë dhe do t’i vijnë në ndihmë operatorëve të policisë shqiptare për të lehtësuar kështu kontaktet e turistëve italianë me autoritetet shqiptare si dhe me përfaqësitë diplomatike e konsullore në vend.

Ambasada e Italisë në Tiranë, ndërsa e mirëpret këtë formë të re bashkëpunimi dypalësh në fushën e sigurisë, tërheq vëmendjen në faktin se rrjeti konsullor në Tiranë dhe në Vlorë (https://ambtirana.esteri.it/Ambasciata_tirana/it/ambasciata/la_rete_consolare/la-reteconsolare.html) është përherë në disposizion të të gjithë bashkëkombasve që vizitojnë vendin dhe fton të gjithë shtetasit italianë të konsultojnë informacionet e dobishme për udhëtim (http://www.viaggiaresicuri.it/) si dhe të sinjalizojnë praninë e tyre dhe të dhënat e tyre personale në portalin Dove Siamo nel Mondo. (https://www.dovesiamonelmondo.it/home.html).

Kjo eshte hera e katert qe policia italiane kryen sherbime ne Shqiperi, fillimisht gjate luftes se dyte boterore, me pas me operacionin Pelikani ne vititn 1991 dhe ne vitin 1997 me misionin Alba.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY