‘Iku dhe Manushi’, moderatori largohet nga programi sportiv

‘Iku dhe Manushi’, moderatori largohet nga programi sportiv

274
0
Shares

Pas lajmit se Juli Krisafi nuk do të jetë më në “Pasdite”, një tjetër personazh i njohur dhe i dashur brenda televizionit ka dhënë mbrëmjen e djeshme  një tjetër lajm.

Eduart Manushi, nuk do të jetë më në drejtimin e “Procesit Sportiv” me rinisjen e sezonit.

Pas një dekade në drejtimin e programit shumë të ndjekur sportiv, Manushi jep lajmin në mbylljen e “Top Arena”, programit që iu kushtua botërorit duke thënë se rrugëtimit të tij me programet sportive i ka ardhur fundit.

“Është momenti t’ia lëmë stafetën brezit të ri”, – ka thënë Manushi, duke mos bërë të ditur nëse do të vazhdojë apo jo në ekran me ndonjë format tjetër. Për këtë do të na duhet të presim. Në fillim të këtij sezoni Manushi mbeti vetëm në drejtimin e “Procesit Sportiv” pas largimit të Marina Vjollcës drejt “TV Klan”. / revistawho.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY