Kryeregjistruesi refuzoi të fliste, PD dënon mungesën e transperencës:Po fshehin projektin e...

Kryeregjistruesi refuzoi të fliste, PD dënon mungesën e transperencës:Po fshehin projektin e teatrit

89
0
Shares

Pasi mbylli mbledhjen dhe seancën dëgjimore me kryeregjistruesin e pronave në komisionin e medias, kryetarja e komisionit Albana Vokshi ka dalë në një deklaratë nga kuvendi i Shqipërisë për të sqaruar opinionin publik në lidhje më atë çka ndodhi në komision.

Deputetja e partisë demokratike thotë se me urdhër të Edi Ramës të gjitha institucionet dhe Kuvendi po fshehin informacionet.Edi Rama dhe  Veliaj kanë justifikuar miratimin e ligjit Fusha, me pretendimin se ai është pronar kufitar me teatrin  Kombëtar.

Me gjithë kërkesat e vazhdueshme të partisë demokratike, ata kanë refuzuar të bëjnë transparante pronën konkrete të kompanisë fusha. Sa është kjo sipërfaqe e kompanisë fusha dhe sa është blerë? Dhe nësë ka pronarë të tjerë, pse  Rama ka zgjedhur të bëjë pazar, por ka zgjedhur kompaninë fusha.

Përsa i përket seancës së sotme, ajo tha se kryeregjistruesi nuk pranoi herën e parë të paraqitej dhe herën e dytë refuzoi të jepte informacionin që iu kërkua.

‘Është e drejtë e Kuvendit, e opozitës, e drejtë e publikut të dijë sa pronë ka kompania Fusha, për të cilën Rama ka hartuar nëj ligj të posaçëm duke marrë truall nga qendra historike dhe duke shembur teatrin‘, shprehet Vokshi.

Kryetari i ZRPP refuzoi të japë përgjigje se kush janë pronarët kufitarë dhe nëse Fusha është vërtet pronar kufitar? Çfarë e detyron Edi Ramën të mos bëjë transparencë? Ç’e detyron Ramën të urdhërojë bojkotin e mbledhjes së Komisionit?  Çfarë fshihet pas mungesës së transparencës?

Albana Vokshi Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, deklaratë për mediat.

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 16 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY