Trump takohet me Putinin, çfarë pritet nga takimi i tyre në Helsinki

Trump takohet me Putinin, çfarë pritet nga takimi i tyre në Helsinki

118
0
Shares
FILE - In this Friday, July 7, 2017 file photo President Donald Trump shakes hands with Russian President Vladimir Putin at the G20 Summit in Hamburg. (AP Photo/Evan Vucci, File)

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin takohen këtë të hënë në mesditë në kryeqytetin finlandez, Helsinki. Irritime shkaktoi një tweet i Trumpit për “budallallëkun” e SHBA-së në lidhje me Rusinë.

 Trump dhe presidenti finlandez, Sauli Niinistö para mëngjesit me mikpritësin e takimit, presidentin finlandez, Sauli Niinistö, presidenti amerikan Donald Trump flaku tutje sërish çdo rregull diplomatik e një tweet në mëngjes herët. Trump shkroi se ka qenë “budallallëku” i SHBA-së përgjegjës për marrëdhëniet e këqija me Rusinë. Deri më tani aneksimi i Krimesë dhe përzierja shërbimeve sekrete ruse në zgjedhjet amerikane, ku Trump fitoi parpitur janë konsideruar si arsyet për marrëdhëniet e akullta SHBA-Rusi.

Presidentit rus, i cili takohet me Trumpin në pallatin presidencial finlandez duhet t’i ketë pëlqyer ky mesazh kritik i Trumpit për SHBA. Pas një Botërori të sukesshëm ai mund të ulet tani në një tavolinë si i barabartë me Trump.

Europa: Armik i dashur

Një ditë më parë Donald Trump e deklaroi BE në një intervistë televizive si “armik” të paktën në çështjet tregtare. Nëse mund të miqësohet me Putin, kjo mbetet të shihet, tha Trump. “Do të ishte mirë, nëse ne e gjejmë një zgjidhje me Rusinë”, shtoi ai.

Përgjigjja e BE nuk vonoi. Presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk deklaroi se amerikanët dhe europianët janë miq. “Kushdo që thotë, se ne jemi armiq përhap lajme të rreme”, shkroi Tusk. Ndërsa NATO-n në mëngjesin e punës me presidentin finlandez, Trump e cilësoi si më të “fortë se kurrë”. “Kishim një takim fantastik”, tha Trump. Fillimisht ishte e vështirë, por pastaj pati vetëm “dashuri”.

“Format i rrezikshëm”

Presidenti rus dhe ai amerikan me kërkesë të presidentit amerikan do të zhvillojnë një orë bisedime vetëm me praninë e përkthyesve, jo të këshilltarëve. Ky format i pazakontë shkon përshtat me stilin e negociimit të Trumpit, por për Charly Salonis Pasternak, një ekspert për marrëdhëniet finlandeze-amerikane në Institutin Finlandez për Politikën e Jashtme kjo është shqetësuese, sepse Putin, një ish-oficer i shërbimit sekret mund të nxjerrë përfitime nga kjo. “Është e rrezikshme, sepse Trump mund të shkaktojë kaos. Ai ka tendencën të pranojë atë që i është thënë së fundmi. Nëse Putin arrin ta  bindë, se Krimeja është pjesë e Rusisë dhe manovrat e NATO-s janë provokim, atëherë  takim do tëishte shumë i pafat”, tha Pasternak për Deutsche Wellen.

Për Donald Trump është natyrisht gjë e mirë, që askush nuk informohet për bisedën, thotë Pasternak. “Për herë të parë duket se një president amerikan dhe një rus duket se kanë një qëllim strategjik, dobësimin e përçarjen e BE-së”.

Pritshmëri nga takimi?

Ndërsa Donald Trump para tre ditësh u shpreh se “nuk ka pritshmëri të mëdha nga takimi.” Pasi hetuesi i posaçëm, Robert Mueller akuzoi 12 agjentë rus për përzierje në fushatën zgjedhore amerikane, Shtëpia e Bardhë u përpoq të zbresë samitin në “një takim” në Helsinki. Ambasadori rus në Moskë, theksoi se bëhet fjalë vetëm për një takim pune. Për ekspertin Pasternak “më e mira e këtij takimi do të ishtë, që të mos ndodhë të paktën një gjë e keqe.

Finlanda, jo anëtare e NATO-s, e cila ka një kufi të gjatë me Rusinë, ka pritur tre herë takime me krerë amerikanë e rusë. Në vitin 1975, 1990 dhe 1997 janë zhvilluar samite të tilla në Helsinki./DW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY