Vdekja e Enea Ftoj në qeli, Prokuroria refuzon kërkesën për riekspertim të...

Vdekja e Enea Ftoj në qeli, Prokuroria refuzon kërkesën për riekspertim të organeve

109
0
Shares

Është refuzuar kërkesa e avokatit të Enea Ftojt. Prokuroria e Korçës ka refuzuar kërkesën për riekspertimin e organeve, pasi pala mbrojtëse nuk është e bindur në ekspertizën e parë.

Avokatët nuk pranuan ekspertizën mjeko ligjore, sipas se cilës Enea Ftoi kishte vdekur për shkaqe natyrore. Babai i Enea Ftoit ka thënë se po mundohet që të mbulohet e vërteta.

Enea është dhunuar nga policia. Kemi video dhe foto, që provojnë dhunën e policisë. Në rrobat e Eneas  tek atletet kemi gjetur gjurme gjaku. Kërkojmë ekspertë të huaj.  Do ta kërkojmë të vërteten deri në Gjykatën e Strasburgut”, ka thënë babai i Enea Ftoit.

Prokuroria  pak kohë më parë akuzoi 3 efektivët e komisariatit të Korçës për mosdhënie ndihme ndaj Enea Ftojit, të riut që vdiq në qelitë komisariat. 3 efektivë të policisë sipas prokurorisë e kanë të lënë të vdiste Enea Ftoin, duke mos i dhënë ndihmën e nevojshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY