‘Ngec’ në Vetting gjyqtari i fundit i Kushtetueses (Shkaku)

‘Ngec’ në Vetting gjyqtari i fundit i Kushtetueses (Shkaku)

149
0
Shares

Gjyqtari i fundi nga Gjykata Kushtetuese Gani Dizdari është shkarkuar nga detyra. Ai nuk e kalon Vettingun. Ky ka qenë vendimi i dhënë sot nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese vlerësoi se gjyqtari Dizdari ka kontakte të papërshtatshme dhe probleme me pasurinë.

Pasuria e pajustifikuar e vajzës së tij  ishte njëri nga shkaqet që Dizdari të shkarkohet nga sistemi i drejtësisë.

E dyta ka të bëjë me nipin e tij A.L., i dënuar vite më parë për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”.

Bëhet fjalë për një rast të vitit 2012, ku ai, së bashku me persona të tjerë, po ushtronin ndikim në një trupë gjykuese në Gjykatën e Lartë që të lirohej një i dënuar me 20 vjet burg për vrasje.

Sipas KPK-së, gjyqtari Dizdari ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me automjetin e nipit të tij, bazuar në të dhënat e sistemit TIMS.

Gani Dizdari në vitet 2006-2013 ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë (nga qershori 2007 dhe Kryetar i Kolegjit Penal të kësaj gjykate). Në muajin prill të vitit 2013 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY