Vrasja në Shkodër, ish-polici mbrojti me trup fëmijën e tij

Vrasja në Shkodër, ish-polici mbrojti me trup fëmijën e tij

213
0
Shares

Ish-efektivi i policisë së Shkodrës, Boran Berçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvana Ndoci u kthyen në mburojë për të birin 1 vjeç e gjysmë teksa u përballën me një atentat që u mori jetën.

Sipas grupit hetimor Berçana sapo ka parë autorin t’i afrohej automjetit, ka tentuar t’i ktheje shpinën, duke marrë pozicion mbrojtës ndaj gruas dhe djalit, por plumbat që e kanë përshkuar trupin e tij, goditën edhe 25 vjeçaren.

Fëmija u dërgua në spital dhe pasi u konstatua se nuk ka asnjë dëmtim, u tërhoq nga të afërm të Berçanës.

30 vjeçari dhe bashkëjetuesja e tij u vranë me 20 plumba automatiku me silenciator.

Krimi ka ndodhur gjatë natës, por policia u njoftua nga banorët e zonës vetëm në mëngjes rreth orës 06:40 minuta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY