Sondazhi/ Gjermania harron Putinin, ka më shumë frikë Trumpin

Sondazhi/ Gjermania harron Putinin, ka më shumë frikë Trumpin

142
0
Shares

Shtetet e Bashkuara mund të jenë aleati i Gjermanisë nr. 1, por dy të tretat e gjermanëve mendojnë se presidenti amerikan është më i rrezikshëm se homologu i tij rus. 

Kur u pyetën se cili udhëheqës botëror ishte kërcënimi më i madh për sigurinë botërore, 64 për qind e të anketuarve zgjodhën Presidentin e SHBA Donald Trump mbi homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Kjo është sipas një sondazhi të Yougovit të publikuar në prag të takimit të Trump me Putinin në Helsinki.

Dhe antipatia gjermane për Trump nuk përfundon këtu: 56 për qind mendonin se Putin ishte më kompetent se Trump. 36 përqind e gjermanëve e gjejnë Putin më të pëlqyeshëm se Trump, ndërsa 6 për qind thonë të kundërtën – edhe pse shumica e të anketuarve refuzuan të tregojnë një preferencë për këtë pyetje.

Dhe, ndoshta më e habitshme, është se 44 për qind thanë se Putin ishte më i fuqishëm se Trump, krahasuar me vetëm 29 për qind që mendonin se presidenti amerikan ka më shumë pushtet.

Konservatorët gjermanë ndajnë mosdashjen e publikut të gjerë ndajTrump. Njerëzit që votuan për konservatorët Kristian Demokratë të Kancelares Angela Merkel (CDU), gjithashtu e gjenin Putinin më të pëlqyeshëm, kompetent dhe të fuqishëm sesa presidenti i SHBA-së.  Në fakt, votuesit konservatorë kishin më shumë gjasa (66 përqind)  ta klasifikonin Trumpin si kërcënim më i madh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY