Bulqizë/Pas 3 javësh luftë për t’i shpëtuar vdekjes, ndërron jetë minatori (Detaje)

Bulqizë/Pas 3 javësh luftë për t’i shpëtuar vdekjes, ndërron jetë minatori (Detaje)

130
0
Shares

Pas 3 javësh i shtruar në spital ndërron jetë minatori në Bulqizë. Artur Mjeshti mbeti i plagosur në një galeri ilegale në Krastë. Atë e zuri masivi i dheut duke i shkaktuar pasoja të rënda.

Institucionet nuk japin ende asnjë përgjigje dhe të dhënë rreth kësaj ngjarje. Ndërkohë, Konfederata e Sindikatave ka kërkuar informacione për pronarët e galerisë.

Vetë disa ditë më parë, Kryetari i Konfederatës së Sindikatave Shqiptare Kol Nikollaj, u shpreh në një intervistë se panorama tragjike të kushteve në të cilat punojnë me dhjetëra e qindra shqiptarë, janë jashtë çdo standarti dhe sigurie.

Madje pas vdekjes së dy të rinjve në Laç, ai ka apeluar ndaj institucioneve se nëse nuk merren masa ndaj sigurimit të punëtorëve dhe nuk sigurohet statusi i minatorit të paktën deri në shtator, atëherë janë parashikuar që situata të përshkallëzohet ku nuk përjashtohen as grevat masive të minatorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY