Finalja e madhe/Kroaci apo Francë, avantazhet dhe disavantazhet e ekipeve

Finalja e madhe/Kroaci apo Francë, avantazhet dhe disavantazhet e ekipeve

208
0
Shares

Botërorit 2018 i erdhi fundi. Sot pritet të jetë një finale që do të dhurojë emocion pasi për herë të parë në finale është një skuadër ballkanase, e ndërkohë të gjithëve u ka munguar ta shohin Francën në finale.

Kush mund ta fitojë këtë botëror, kur ndodhemi mes skuadrës favorite dhe një skuadre që për herë të parë do të sfidojë veten në një finale të madhe.

Në një llogaritje dhe analizë të dy skuadrave, dalin avantazhet dhe disavantazhet që ka secila skuadra që i çon ato drejt titullit kampion.

1.Mosha mesatare e ekipit. Franca, mesataren e moshës së lojtarëve të saj e ka 25 vjet, ndërsa Kroacia e ka 28,9 vjet. Kjo përkthehet në avantazh për Francën, e cila ka në ekip lojtarë me energji dhe rini.

2.Eksperienca në lojë. Përsa i përket këtij aspekti, Kroacia kalon në avantazh, sepse ka lojtarë të cilët kanë një eksperiencë të konsiderueshme në futboll. Lojtarë si Modric, Rakitic kanë një eksperiencë në ligat e evropës.  Gjithmonë kanë qënë në finale dhe kanë ditur të menaxhojnë lojën në situata tensioni. Kurse Mbappe që luan me Francën, më i spikaturi i ekipit, ka humbur 3 finale në historinë e tij çka bën që Francës ti lindin dyshime nëse do të fitojë këtë finale.

3.Mesfusha, sulmi dhe porta. Nga ekspertët e futbollit, mesfusha e Kroacisë këtë botëror është vlerësuar gjithmonë dhe ka qënë kjo arsyeja pse Kroacia ia doli në finale. Ka një organizim të mirë të lojës duke e përqëndruar forcën tek mesfusha. Ndërsa Franca ka sulmin më të mirë. Sulmuesit Mbappe dhe Griezmann janë të aftë dhe të pandalshëm. Përsa i përket portës, të dy si Lovis dhe Subasic, janë në nivel të barabartë dhe shumë të zotë. Çka do ta vështirësojë shansët për shumë gola. Përsa i përket mbrojtes, Franca merr një plus të madh sepse fokusohet shumë tek ky aspekt.

4.Motivimi. Kroacia ka motivim më të lartë. Një skuadër e cila hyn për herë të parë në një finale të tillë, është disa herë më e motivuar për të rrëmbyer trofeun. Së dyti fakti që vjen nga Ballkani si një ndër përfaqëesueset e denja, sjell shanset më të mëdha që ajo të jetë pretendentja për kupën sesa Franca.

5.Franca hyn si favoritja në këtë ndeshje. Çka do të thotë se Franca përpos faktit që duhet të përqëndrohet tek loja e Kroacisë i duhet të mbajë emërtimin favorit ende gjallë, pasi shumica besojnë se Franca do të fitojë për shkak se e njohin prej vitesh si ajo luan.

Ndeshja luhet sot në orën 17:00 dhe shënon fundin e këtij botërori me surpriza./K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY