VIDEO/Shpërndanin kokainë në Tiranë, arrestohet poseduesi, 2 në kërkim

VIDEO/Shpërndanin kokainë në Tiranë, arrestohet poseduesi, 2 në kërkim

112
0
Shares
Policia e kryeqytetit ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta. Në kuadër të operacionit të koduar “The Weekend Surprise”, një person u arrestua dhe u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorët, të cilët shisnin kokainë në ish Bllok, Komune te Parisit dhe Tirane e re.
NJOFTIMI I POLICISE:

Operacion policor i koduar “The Weekend Surprise”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta, arrestohet poseduesi si dhe shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorët.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”, motorr e aparat celular.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të Operacionit Policor të koduar “The Weekend Surprise”, arrestoi në kushtet e flagrancës shtetasin :

– Fatjon Veseli, 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Drejtim automjeti në gjendje të dehur”).

Shërbimet e Policisë ishin në ndjekje të shtetasit të lartpërmendur pasi dispononin informacion se ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shpërndante lëndë narkotike të llojit “Kokainë” në formë dozash në bazë klientele, në zonën e “Ish- Bllokut”, “Komunës së Parisit” dhe “Tiranës së Re”. Ky shtetas është konstatuar nga Shërbimet e Policisë në zonën e Liqenit Artificial dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar, brenda çantës së tij të krahut i është gjetur një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur një motorr pa targa, i cili pas verifikimeve të kryera rezultoi i vjedhur.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 201 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”
– motorr
– aparat celular

Janë shpallur në kërkim dhe dy bashkëpunëtorët e shtetasit të arrestuar, ku për arsye hetimore nuk bëjmë të ditur të dhëna të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2210906902529002/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY