Bota jep alarmin, temperatura “përvëluese” e presin Tokën gjatë verës

Bota jep alarmin, temperatura “përvëluese” e presin Tokën gjatë verës

136
0
Shares

Një valë e nxehtë po i afrohet Evropës, sipas mediave të huaja. Meteorologët paralajmërojnë temperatura mbi 40 gradë dhe rekomandojnë të ndiqen udhëzimet.

Këtë javë, meteorologët kanë njoftuar ardhjen e valës së parë të nxehtë të verës që do të vijë nga Afrika dhe do sjellë temperatura të larta në pjesën më të madhe të Europës.

Ekspertët parashikojnë ardhjen e një mase shumë të ngrohtë të ajrit që vjen nga Afrika e Veriut nga e hëna e ardhshme dhe do të mbulojë një pjesë të mirë të Gadishullit Iberik, e temperaturat mund të arrijnë deri në 40ºC në Spanjë, në një episod që do të zgjasë deri të enjten.

Po ashtu rrezikohet edhe Italia.

Por, çfarë e pret Shqipërinë?

Me një vlerësim paraprak, thotë Meteoalb, deri sot nuk ka sinjale për periudha të nxehta disa ditore gjatë pjesës së dytë të korrikut 2018 por edhe në 10 ditët e para të muajit gusht, përjashtuar ditë të veçanta ku termometri në zona të izoluara Jugore, mund të ngjitet në 35 – 36°C.

Edhe gjysma e parë e gushtit 2018, sjell kryesisht kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa vranësira më të shpeshat dhe shira të përkohshëm do ketë ekstremi verior dhe zonat lindore

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY