FOTO/Ilir Ikonomi:Fustanella e Stan Dragotit, artisti i mirënjohur shqiptarë

FOTO/Ilir Ikonomi:Fustanella e Stan Dragotit, artisti i mirënjohur shqiptarë

255
0
Shares

Fustanella e Stan Dragotit 

Nga Ilir Ikonomi
Më kujtohet si sot ajo ditë e vitit 2008 kur shkova të intervistoj Stan Dragotin, regjisorin e famshëm shqiptaro-amerikan në apartamentin e tij mu në zemër të Nju Jorkut.
Në dhomën e ndenjjes mbante një fotografi ku kishte dalë fëmijë i vogël, i veshur me kostum shqiptar.
Fustanella dhe çorapet me kordon të zi i rrinin bukur. Dukej qartë që Stani krenohej me fustanellën e tij.
-Ma veshi nëna që të më nxirrte në fotografi. Çdo shqiptaro-amerikan dhe çdo fëmijë shqiptar e ka të veshur atë rrobë thellë në zemrën e tij, – më tha.
E pashë me kujdes fotografinë. Sa e bukur! Thashë me vete se me siguri shumë nëna shqiptare në Amerikë i vishnin fëmijët me kostum kombëtar dhe i fotografonin që ata të mos harronin nga kishin ardhur.
Duke shijuar veshjen e djalit dhe pozën që kishte marrë, dallova dy gjurmë që mezi dukeshin, si rrëkeza të vogla uji që kishin rrëshqitur nga sipër dhe e kishin prishur paksa foton.
I thashë:
-Fotografia qenka dëmtuar pak.
Stan Dragoti u mallëngjye.
-Jo, – më tha. Janë lotët e nënës sime që po më shikon nga lart. E besoj vërtet që janë lotët e saj. Është duke kujtuar birin e saj të vogël të veshur si burrë shqiptar.
Aty pushoi dhe nuk foli më.
James Belushi dhe Stan Dragoti, dy artistët e mirënjohur shqiptarë të Hollywood-it, kanë veshur kostumet arvanitase dhe janë shfaqur në këtë fotografi fantastike në vitin 1985.
Stan Dragoti është vlerësuar nga Shqipëria me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Në kohën e luftës së Kosovës, Stan Dragoti ishte një nga intelektualët shqiptaro-amerikanë më aktiv në mbrojtjen e të drejtave të kombit të tij. Stan Dragoti është me origjinë nga Dragoti i Tepelenës.

Ai është i biri i Asllan Dragotit, veprimtarit të shquar të Vatrës, mbështetësit të Fan Nolit. Rrënojat e shtëpisë së tij janë ende në fshatin tepelenas të origjinës.
James Adam Belushi, lindi më 15 qershor të vitit 1954 në Çikago (Ilinois), është aktor amerikan i kinematografisë, teatrit dhe televizionit me prejardhje shqiptare.
Fëmijërinë e rininë i kaloi në Veaton (Ilinois). Është fëmija i tretë nga katër fëmijët e Adem dhe Agnesë Belushit. Babai i tij, Ademi, emigroi në SHBA, duke lënë vendlindjen fshatin Qytezë në vitin 1934, në moshën 15 vjeçare.
Ndërsa nëna e tij, Agnesë Belushi, lindi në SHBA, bijë e një emigranti shqiptar. Vëllai i tij më i madh ishte i madhi John Belushi, po ashtu aktor i famshëm i skenës së Hollywood-it dhe shoqërisë në SHBA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY