Altin Basha:Nuk ka marrëveshje me Veliajn! Ka artistë me PS, “shkë****ta të...

Altin Basha:Nuk ka marrëveshje me Veliajn! Ka artistë me PS, “shkë****ta të Rilindjes”

114
0
Shares

I ftuar ne emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, regjisori Altin Basha ka folur për çështjen e Teatrit Kombëtar si dhe takimin që zhvilloi së bashku me disa artistë të tjerë me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga ku u tha se u arrit marrëveshje. Ai tha se nuk ka pasur marrëveshje pas takimit me Veliajn për çështjen e Teatrit. Altin Basha i është përgjigjur me tone të ashpra edhe disa kolegëve të cilët kanë thënë se janë përdorur nga politika.

“Është korrekte dhe e rëndësishme të thuhet se ne dolëm në media dhe nga takimi u tha ne ramë në marrëveshje me Veliajn. Në dëgjesën e dytë që bëri kryebashkiaku i Tiranës, aleanca për mbrojtjen e Teatrit nuk mori pjesë. Nga kolegu Arben Derhemi më thuhet se duhet të bëjmë një takim me zotin Veliaj në sallën Gëte. Ne shkuam në takim për të mbrojtur ato tre pika për Teatrin dhe nuk kishte marrëveshje. Në deklaratën pas takimit me Erion Veliajn, Robert Budina tha se artistët janë përdorur. Ne shkuam në emër të aleancës atje. Nuk pati kundërshti. Unë i kam kërkuar Robert Budines të thotë se pse tha që artistët janë përdoruar. Ata kanë ndryshuar qëndrim dhe nuk e di.

Unë ndihem i tradhtuar nga disa artistë që më janë kundërvënë. Unë i kam ftuar grupin e aleancës që të vijnë për diskutime dhe nuk ka pasur asnjë reagim. Ata lejuan individë që të më akuzojnë mua se po dalim kundër kauzës së artistëve. Mua më ka kundërshtuar vetëm Neritan Licaj, i cili ka thënë se godina mund të rikostruktohet. Ajo që është e rëndë është se disa media kanë mbajtur disa qëndrime të papranueshme”- tha Altin Basha.

Regjisori tha ndër të tjera se në aleancën për Mbrojtjen e Teatrit ka edhe individë politikë dhe sipas tij politika ka gisht në këtë çështje. Ai hodhi akuza në drejtim të aktorit Genc Fuga për të cilin tha se ka lidhje me PS.

“Në aleancë bëjnë pjesë edhe individë politikë. Politika ka gisht dhe ka kolegë të ndikuar politikisht. Unë kam bërë thirrje që të mos përfshihet politika në këtë çështje. Një nga kërkesat tona ka qenë që të mos preket prona publike. Unë nuk i heq asnjë presje ato që kam thënë për kryeministrin dhe për ministren e Kulturës. Unë nuk pres nga politika të më dhurojë ndonjë status. Unë do t’i demontoj qëndrimet e mija. Genc Fuga është ‘shkërdhata e Rilindjes’”- tha Altin Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY