LAJMI I FUNDIT/Ismail Kadare në gjendje të rëndë shëndetësore, vjen përgënjeshtrimi i...

LAJMI I FUNDIT/Ismail Kadare në gjendje të rëndë shëndetësore, vjen përgënjeshtrimi i lajmit

314
0
Shares

Ditën e sotme u publikua një lajm i keq për shkrimtarin Ismail Kadare.

Arti Lushi në një postim në Facebook njoftoi se shkrimtari i njohur shqiptar ndodhej në gjëndje të rende shëndetesore dhe se ishte i shtruar në një spital në Paris.

Shtëpia Botuese Onufri ka përgënjeshtruar këtë lajm dhe e ka quajtur një status nga një budalla.

Shtëpia Botuese thotë se shkrimtari Kadare gëzon shëndet të plotë dhe ndodhet duke pushuar në Malin e Robit në Golem.

POSTIMI I SHTEPISE BOTUESE ONUFRI:

KUR NJË BUDALLA HEDH NJË STATUS NË FACEBOOK

Shtëpia botuese Onufri përgënjeshtron me vendosmëri një lajm të rremë për shëndetin e shkrimtarit Ismail Kadare.
Jemi të autorizuar të njoftojmë të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen, se Kadare gëzon shëndet të plotë dhe për momentin ndodhet në rezidencën e tij verore në Malin e Robit, Golem, Durrës. Kemi rastin e lumtur që t’ju bëjmë me dije lexuesve të tij të shumtë, se Kadare është në përfundim të librit të tij më të ri “Kur sunduesit grinden”, i cili do të dalë në Panairin e Librit të Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY