Dalin fakte dhe dokumenta që vërtetojnë planin 20 vjeçar të Ramës për...

Dalin fakte dhe dokumenta që vërtetojnë planin 20 vjeçar të Ramës për të gllabëruar teatrin

122
0
Shares

Në deklaratën  e keshilltarit te grupit parlamentar te PD Gazmend Bardhi u publikua dokumenti sesi Edi Rama ka përdorur pushtetin e kryeministrit në funksion të planit mafioz korruptiv për ndërtimin e Kullave në pronën e Teatrit Kombëtar, duke e hequr atë nga zona e Ansambël Monument Kulture.

Partia Demokratike ka faktuar gjatë gjithë këtyre ditëve, sesi Edi Rama, në çdo funksion publik që ka mbajtur, që prej 20 vitesh në politikë, ka patur vetëm një qëllim: Të shkatërrojë historinë dhe monumentet e kulturës për të ndërtuar Kulla, nëpërmjet të cilave pastron para dhe fiton miliina euro.

Sipas tij dokumentet provojnë se qëllimi i Edi Ramës dhe Erion Veliajt nuk është ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, por falja e pronës publike kompanisë Fusha sh.p.k., me synimin e vetëm të përfitimit korruptiv të rreth 205 milion eurove.

Partia Demokratike rendit me data të gjitha aktet që kanë çuar në ligjin “Fusha” që dënon me vdekje Teatrin, por sjell lindjen e 6 kullave të biznesit në vend të tij.   Ja çfarë thotë vendimi i sjellë nga  PD për planin 20 vjeçar të Rames :

Qershor 2015 – Emërimi i Erion Veliajt kryetar bashkie

Shkurt 2016 – përgjysmimi i çmimit të truallit tek zona e Teatrit

Mars 2016 – Fusha shpk blen toke tek zona e Teatrit

Prill 2017 – një vit më vonë, në kulmin e krizës politike parazgjedhore, Edi Rama vendosi zvogëlimin e Qendrës Historike të kryeqytetit.

PD publikoi një hartë që sipas saj provon sesi Edi Rama ndryshoi një vit më parë, hapësirën e Zonës Historike të Tiranës, duke hequr prej saj zonën e Teatrit Kombëtar.

“Në hartë duken qartë sesi në çdo zonë të eliminuar nga zona e mbrojtur janë ndërtuar apo janë planifikuar të ndërtohen kulla.

Deklarate e keshilltarit te grupit parlamentar te PD Gazmend Bardhi i cili publikon dokumentat sesi Edi Rama ka përdorur pushtetin e kryeministrit në funksion të planit mafioz korruptiv për ndërtimin e Kullave në pronën e Teatrit Kombëtar, duke e hequr atë nga zona e Ansambël Monument Kulture.

Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 14 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY