Marrëveshja e fshehtë ‘Cipras-Zografi i dytë’, copëtimi i ri i trojeve shqiptare

Marrëveshja e fshehtë ‘Cipras-Zografi i dytë’, copëtimi i ri i trojeve shqiptare

136
0
Shares

Kryeministri Tsprias doli publikisht dje për të folur rreth marrëveshjes me Shqipërinë dhe pikërisht pas deklaratave të Hahn, komisionerit për zgjerim të bëra disa ditë më parë.

Për televizionin ERT, Tsipras u shpreh se arritja e zgjidhjes së kufijve ekonomikë, do të ishte një avantazh për Greqinë.

Nisur nga këto deklarata, Ish-kryeministri Berisha, vjen me një reagim në rrjetin e tij social Facebook, ku shkruan se ky është copëtimi i ri i trojeve të Shqipërisë në Londër. Ai thotë se prova për të kuptuar sekretet e marrëveshjes, i gjejmë tek fjala që vetë Tsipras mbajti, pasi e tregoi hapur se Greqi ka interesa më të mëdha në këtë marrëveshje e cila pak nga pak po fillon të mos mbahet më sekret.

Reagimi i plotë

Kryeministri Cipras zhvesh cullak Zografin e dyte!

Te dashur miq, Kryeministri i Greqise Cipras pohon publikisht marreveshjen e tij me Zografin e dyte per coptimit te ri te trojeve shqiptare ne Londer! Ne kete marreveshje Edvin Zogarfi i ka falur Greqise nje siperfaqe prej 1200 km dhe fushat e gazit dhe naftes me triliona fuçi nafte dhe meter kub gazi. Per te kuptuar se çfare permban marreveshja e Londres mjafton te lexoni deklaraten e Kryeministrit Cipras pas takimit me Zografin e dyte ne Londer, ne te cilen ai haptas flet per arritjen e “nje
zgjidhje që ka të bëjë me përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive, një zgjidhje që i jep avantazhe të rëndësishme anës greke, por nuk dua të hyj në detaje”.

Mendoj se per çdo shqiptar qe e ndjen veten te tille keto fjale nuk kane nevoje per asnje koment.

Po rikujtoj ketu se ministri i mbrojtjes i Greqise ka deklaruar ne media se me marreveshjen e detit me Shqiperine zmadhohet atdheu (Greqia). Kurse Kryeministri Cipras deklaron se zgjidhja (marreveshja) i jep avantazh te rendesishem Greqise ne Zonen Ekskluzive Ekonomike (zonen e naftes dhe gazit).

Edvin Kristaq Rama, per te mbuluar aktin e shitjes dhe coptimit te dyte per karrigen e tij te trojeve shqiptare, ankohet ne Bruksel se shqiptaret po e quajne tradhetar.

Me kete rast u bej thirrje shqiptareve te mos pranojne me asnje çmim marreveshjen e fshehte te Londres ‘Cipras – Zografi i dyte’ te coptimit te trojeve shqiptare! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY