I kërkoi 2 mijë lekë, qytetari denoncon punonjësin e policisë (Emri)

I kërkoi 2 mijë lekë, qytetari denoncon punonjësin e policisë (Emri)

117
0
Shares

Kryente korrupsion gjatë ushtrimit të detyrës.  Emiljano Taku ishte punonjës me detyrë specialist i menaxhimit të trafikut interurban.

Shërbimi për Çështjet E brendshme dhe Ankesat ka arrestuar punonjësin  pasi dyshohet se i kërkoi 2 mijë lekë një qytetari në këmbim të dënimit.

Arrestimi është bërë në Kamëz, ku dhe nga kontrolli iu gjet dhe kartmonedha e prerjes  2 mijë lekë.

 Njoftimi për arrestimin e oficerit të Policisë:

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Tiranë, arrestoi një punonjës policie për korrupsion

Arrestimi i punonjësit të Policisë me detyrë specialist i menaxhimit të trafikut interurban, në Komisariatin e Policisë Rrugore, Emiljano Taku, u krye nga SHÇBA pasi ky i fundit dyshohet se i kërkoi një shumë parash prej 2 mijë lekësh një qytetari, në këmbim të shmangies së masës administrative.

Denoncimi për këtë rast erdhi nga vetë qytetari në numrin e gjelbër të SHÇBA 0800 90 90.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit SHÇBA ka identifikuar punonjësin e policisë në “Bulevardin Blu”, në Kamëz dhe e arrestuan atë.

Gjatë kontrollit efektivit të rrugores iu gjet edhe kartmonedha e prerjes 2 mijë lekë, numri i serisë i së cilës korrespondon me numrin që qytetari kishte dhënë gjatë denoncimit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY