Prostitucion, seks me dhunë, pengmarrje/ Arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim(Foto)

Prostitucion, seks me dhunë, pengmarrje/ Arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim(Foto)

197
0
Shares

Ishte i dënuar me 17 vite burg për disa vepra penale, si pengmarrje, prostitucion, organizata kriminale, seks me dhunë. Sot është vënë në pranga i shpalluri në kërkim Maks Merkaj.

52 vjeçari banonte në Vlorë dhe kishte për të vuajtur në Itali dhe 14 vite të tjera burg.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Finalizohet operacioni ‘Blic’

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi në Itali.

Shtetasi i dënuar me 17 vite burg, për Organizatë kriminale, Pengmarrje, Shfrytëzim prostitucioni etj.

Strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe vënien e tyre para drejtësisë kanë organizuar një operacion policor të koduar ”Blic”.

Si rezultat i operacionit është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht shtetasit:

Maks Merkaj, 52 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.

Këtë shtetas Gjykata e Assizes Venecia, Itali, me vendimin nr. 1/2001 R.G.C.Ass, datë 10.04.2011, e ka dënuar me 17 vite burgim, mbetur për të vuajtur edhe 14 vite, për veprat penale “Organizatë kriminale”, ”Pengmarrje”, ”Marrëdhenie seksuale me dhunë” dhe ”Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga nenet 61,81,110,519,600,605 të Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana po vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejtim drejtësisë Italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY