Pas deklaratave të Hahn, kryeministri Tsipras reagon:’Caktimi i kufijve, avantazh për Greqinë’

Pas deklaratave të Hahn, kryeministri Tsipras reagon:’Caktimi i kufijve, avantazh për Greqinë’

112
0
Shares

Vjen reagimi i kryeministrit Tsipras pas fjalëve të komisionerit Hahn. Tsipras ka folur në një intervistë për televizionin grek ERT.

Ai ka thënë se Greqia dhe Shqipëria janë afër zgjidhjes për kufirin detar dhe ligjin e luftës. Sipas tij, është arritur drejt një momenti të rëndësishëm, por asgjë ska përfunduar.

Ai është dakord për përcaktimin e kufijve si një zonë ekonomike, ku madje ka thënë se kjo do të favorizojë Greqinë. Ndërkohë që ka thënë se ka rënë dakord me Ramën, që ministria e Jashtme, të dyfishojë përpjekjet.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Hahn deklaroi se bëhej fjalë për marrëveshje kufijsh mes të dyja vendve dhe se nëse do të ishte arritur marrëveshja, do të kishim ndryshim të kufijve mes dy vendeve.

Kjo deklaratë solli dyshime se mos marrëveshja bëhet në interes të dy lidereve dhe jo në interes të publikut.Ende nuk po kuptohet se ku do të përqendrohet marrëveshja pasi deklaratat janë të paqarta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY