Përdorën pudrën Johnson dhe u preken nga kanceri, 22 gra kërkojnë dëmshpërblim

Përdorën pudrën Johnson dhe u preken nga kanceri, 22 gra kërkojnë dëmshpërblim

122
0
Shares

22 gra nga Mossouri kanë pohuar se produktet e firmës Johnson kanë  bërë që ato të preken nga kanceri në vezore.

Jemi mësuar të dëgjojmë vetëm vlerësime pozitive për Pudrën Johnson, por ka rezultuar nga dëshmitë e këtyre grave se kjo pudër dëmton rëndë shëndetin e tyre.

Lidhur me këtë ngjarje, gjykata ka vendosur dënimin që kompania  të paguajë 4.7 miliardë dollarë për t’i shpërblyer gratë.

Ky vendim vjen në të njëtën kohë kur kjo kompani e famshme farmaceutike, është përballë gjobave të tjera, megjithatë kompanie është shprehur kundër vendimit dhe deklaroi se do të apelojë kundër vendimit.

Avokati i tyre tha se kompania e dinte se pudra e saj ishte e prekur nga “asbestos”, që në vitet 1970, por nuk kishte paralajmëruar konsumatorët për rrezikun. Kompania mohoi që produktet e saj të kenë pasur ndonjëherë “asbestos” dhe këmbënguli se ato nuk shkaktojnë kancer.

Kjo është shuma më e madhe që “Johnson & Johnson” është detyruar të paguajë.  Edhe në disa raste kompania është detyruar të dëmshpërblejë por duke i apeluar rastet ia ka hedhur paq disa herë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY