Jemi të dëshpëruar për fatin e Teatrit Kombetar, Presidenti nuk ndikon

Jemi të dëshpëruar për fatin e Teatrit Kombetar, Presidenti nuk ndikon

153
0
Shares

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj ne nje bisede tek ‘Zërit të Amerikës’  lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri, tha ne lidhje me fatin e Teatrit Kombetar se qeveria e ka vendosur tashme dhe presidenti nuk ka gje ne dore.Mosdekretimi e rikthen ligjin në parlament, sepse kaq janë kompetencat e tij kushtetuese.”- tha Mustafaj.

Interviste:

Zëri i Amerikës: Një nga debatet e forta në Shqipëri lidhet edhe me fatin e Teatrit Kombëtar. Ka një ligj dhe pritet edhe vendimi i presidentit të Republikës nëse do ta dekretojë apo jo, dhe ka një presion të madh për të mos e dekretuar. U pa një mungesë transparence sesi qeveria shkoi deri në miratimin e këtij ligji, pse ndodh kjo?

Besnik Mustafaj: Kjo u bë në mënyrën e zakonshme që i bën kryeministri Rama në përgjithësi punët që i interesojnë; pra, pa transparencë, në mënyrë të shpejtuar dhe pa marrë parasysh mendimin e grupeve të interesit. Nuk është përjashtim mënyra se si u arrit deri tek ky ligj. Tani është në dorën e presidentit, por në të vërtetë, presidenti nuk ka gjë në dorë. Mosdekretimi e rikthen ligjin në parlament, sepse kaq janë kompetencat e tij kushtetuese.

Zëri i Amerikës: Pavarësisht kësaj, çfarë prisni ju që mund të bëjë presidenti?

Besnik Mustafaj: Ne jemi të dëshpëruar në këtë pikë. Ne nuk presim asnjë argument logjik se do të ndryshohet ky ligj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY