Studimi/ T’i godasësh fëmijët kur bëjnë prapësira, i bën ata më budallenj

Studimi/ T’i godasësh fëmijët kur bëjnë prapësira, i bën ata më budallenj

129
0
Shares

Mësuesi i GEORGE STEWART-it në Xhamajka priste tek dera e shkollës për të ndëshkuar nxënësit  që vinin me vonesë në shkollë.  Prindërit e tij e rrihnin atë gjithashtu. Tani Stewart jeton në Bronks dhe refuzon të godasë fëmijët e tij.

“Unë nuk mendoj se rrahja dhe e goditura të mbarojnë punë,” thotë ai. “Ajo  i fut në mizori ata që kalojnë nga brezi në brez”.

Dëshmi të shumta mbështesin pikëpamjen e tij, thotë  Instituti Brookings.  Pothuajse 30 studime nga vende të ndryshme tregojnë se fëmijët të cilët rregullisht iu ushtrohet dhunë dhe goditen bëhen më agresivë, si fëmijë dhe të rritur. Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të jenë në depresion ose të marrin drogë.

Të goditurit është efektiv në afat të shkurtër: Përshembull ndalon fëmijët që tërheqin flokët e motrave të tyre. Por në afat të gjatë ka të gjitha llojet e efekteve të këqija. Një studim në 20 qytete amerikane, botuar në Akademinë Amerikane të Pediatrisë në vitin 2013, zbuloi se fëmijët e vegjël në shtëpitë më pak ose aspak nuk treguan zhvillim më të shpejtë sesa bashkëmoshatarët e tyre.

Gjithsesi, 81% e prindërve amerikanë besojnë se ndonjëherë është e nevojshme (shih tabelën). Kjo është më shumë sesa në shumë vende të tjera të pasura, 20 prej të cilave e kanë ndaluar.

Mësuesit amerikanë ende lejohen të gjuajnë fëmijët me një shkop prej druri vetëm pak më i shkurtër dhe më i hollë se një shkop kriket. Në 19 shtete, kryesisht në Jug, është një praktikë e ndaluar. Më shumë se 216,000 nxënës u rrahën në shkollë gjatë vitit shkollor 2008-09, sipas Departamentit të Arsimit. Fëmijët që ishin të varfër, të zinj, me aftësi të kufizuara dhe meshkujt në mënyrë disproporcionale morën goditjet më të mëdha.

Burimi:  The economist

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY