Raporti i antidrogës/”Mund të blejnë heshtje ambasadorësh, por tashmë boja u ka...

Raporti i antidrogës/”Mund të blejnë heshtje ambasadorësh, por tashmë boja u ka dalë me kohë”

99
0
Shares

Raporti i antidrogës ku cilësonte faktin se nga Shqipëria vinte droga në sasi më të madhe, ka sjellë reagimin e demokratëve të tjerë.

Një prej tyre është dhe Edi Paloka, nënkryetari i partisë demokratike, ku në një status në facebook, shkruan se shqiptarët zënë vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut.

Po tashme boja i ka dale me kohe dhe parate e droges , mund te blejne heshtje ambasadoresh por nuk mund te sherbejne per te mashtruar gjithe perendimin” shkruan Paloka

Reagimi i plotë

“Forca e krimit” ne majat e saj.

Nderkohe qe kllouni kryeminister fut koken e tij dhe te Xhafajt neper foto me personalitete te botes demokratike ne Bruksel, Shqiperia vazhdon te renditet e para ne listat e zeza te krimit.

Jo me larg se dje, “Zeri i Amerikes” bente publik raportin vjetor te Antidroges Italiane ku Shqiperia rezulton vendi i origjines per marijuanen qe ka pushtuar Italine dhe Evropen. 90 ton te kapura ne Itali vetem per vitin 2017.

“Shqiptaret zene vendin e pare ne rrjetet kriminale te huaja te narkotrafikut” -thote raporti sipas VOA.

2 mije shqiptare jane arrestuar ne Itali vetem gjate vitit 2017 per trafik droge.

Po nuk mjaftohet me kaq , sipas raportit “grupet kriminale shqiptare te lidhura me Ndragheten, kane rol kyc ne trafikimin e kokaines…”

Po raporti i Antidroges Italiane i jep pergjigje dhe propagandes shterpe te “Rilindjes” qe eshte perpjekur si ne cdo gje tjeter, te paraqese nje tjeter realitet duke deklaruar se gjate qeverisjes se PD ka qene e njejta situate.

Raporti vlereson se 94 rastet e raportuara te trafikimit te droges jane me te lartat ne dekaden e fundit, nderkohe qe vlera me e ulet shenohet ne 2011 me 49 raste”

Ky eshte imazhi qe Edvin Rama i ofron Evropes per Shqiperine nderkohe qe merr ministrin e brendshem me vellain kryetrafikant , ne burg ne Itali , per ta nxjerre ne foto me Merkel qe t’ju a servire shqiptareve si kredenciale per qeverine e tij.

Po tashme boja i ka dale me kohe dhe parate e droges , mund te blejne heshtje ambasadoresh por nuk mund te sherbejne per te mashtruar gjithe perendimin.

Kllounit te krimit po ja numerojne ditet dhe oret…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY