Lajm i fundit/ Vlorë, arrestohen të shpallurit në kërkim (Emrat+akuzat)

Lajm i fundit/ Vlorë, arrestohen të shpallurit në kërkim (Emrat+akuzat)

119
0
Shares

Janë kapur dy shtetas të shpallur në kërkim nga Interpol Roma- Itali të dënuar për veprat penale si ajo e shfrytëzim prostitucioni, trafikim narkotikëve dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Policia Vlorë, ka ndaluar të dy shtetasit njëri banues në Vlorë tjetri në Turqi teksa po përpiqeshin të kalonin kufirin.

Njoftimi

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Shpëtim.A., 50 vjeç, banues në fshatin Babicë, Vlorë.

Shtetasi i mësipërm ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma Itali, pasi është i dënuar me 3 vjet, 6 muaj dhe 18 ditë  burgim, nga drejtësia italiane për veprat penale ”Shfrytëzim prostitucioni”, ”Trafikimi narkotikëve” dhe ”Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 81,110, dhe 648 të Kodit Penal Italian.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Tayfun.D., 35 vjeç, banues në Turqi.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ”Mashtrim me kredi”, parashkikuar nga neni 357 të Kodit Penal të Katarit.

Shtetasi është dënuar me 1(një) vit burg.

Ndërkohë po vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt shteteve përkatëse ku janë shpallur në kërkim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY