Vlorë, breshka detare e veçantë qëndron në bregun shqiptar (Foto)

Vlorë, breshka detare e veçantë qëndron në bregun shqiptar (Foto)

423
0
Shares

Para disa ditësh në brigjet e Vlorës u gjet një breshkë detare e veçantë. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura deklaron se breshka detare e llojit Kareta, e gjetur dy javë më parë në Kune Vain, u dërgua në Vlorë për mjekim.

Pasi iu dha ndihma mjekësore nga mjeku veteriner dhe u lëshua në det, ajo u kthye përsëri në pikën ku u lëshua. Ekspertët dyshojnë se breshka ka humbur orientimin pasi është e sëmurë. Për këtë arsye janë thërritur mjekë veterinerë të huaj, të specializuar për breshkat detare.

Breshka e llojit Caretta caretta  ishte e markuar nga WWF Italia.

Breshka e llojit Kareta Kareta ka gjatësi 69 cm, gjerësi 64 cm, peshë 45 kg dhe është femër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY