NATO është dakord për anëtarësimin e Maqedonisë

NATO është dakord për anëtarësimin e Maqedonisë

95
0
Shares

Vendet anëtare të NATO-s janë dakord që Maqedonisë t’i bëjnë ftesë për anëtarësim në organizatë, por vendi mund të bëhet pjesë e Aleancës vetëm pasi të ketë zbatuar të gjitha proceset për ndryshimin e emrit, sipas marrëveshjes me Greqinë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke folur pasdite në një konferencë për mediat në Bruksel, tha se dyert e Natos mbeten të hapura. Ai tha se vendet anëtare e përshëndesin marrëveshjen, të cilën e quajti historike, midis Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e problemit të emrit.

“Sot ramë dakord që ta ftojmë Qeverinë e Shkupit që të fillojë bisedimet për integrim. Pasi të kenë përfunduar të gjitha procedurat kombëtare për finalizimin e marrëveshjes rreth emrit, atëherë vendi do t’i bashkohet NATO-s si anëtari i tridhjetë“, tha Sekretari Stoltenberg duke e bërë të qartë se Republika ish-jugosllave e Maqedonisë ka një rast që ndodh një herë në jetë:

“Nëse qytetarët e këtij vendi e mbështesin marrëveshjen për ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut, atëherë do t’i bashkohen NATO-s, në të kundërtën nuk do t’i bashkohen NATO-s”, tha ai./VOA/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY